Biseda Putin–Macron, dalin detajet e para se çka biseduan

Prishtinë | 06 Mar 2022 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar ‘radikalët ukrainas’ për një incident më 3 mars në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, tha Kremlini.

Telefonata ka zgjatur një orë e 45 minuta, shkruan skynews.

Presidenti francez Emmanuel Macron e pyeti Putinin me telefon për një zjarr në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë.

“Vladimir Putin informoi për provokimin e radikalëve ukrainas në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia”, tha Kremlini. “Nivelet e rrezatimit janë normale.”

Putin akuzoi gjithashtu Ukrainën për pengimin e civilëve që të largoheshin nga Mariupol.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme