Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është deklaruar lidhur me rastin e vdekjes së ish-Presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi.
Sipas kreut të shtetit turk, ish-kreu i shtetit egjiptian nuk ka vdekur nga shkaqet natyrore.
Erdogan beson se Morsi u vra.
Mohamad Morsi vdiq më 17 qershor gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore e cila po zhvillohej kundër tij.
Ai u përball me një varg akuzash që lidhen me sulmin ndaj protestuesve gjatë kohës kur po zhvillohej grusht shteti në vitin 2013.
Përveç kësaj Morsi u akuzua se ai po spiunonte Hamasin.