Vizita e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, në Hungari ka ngjallur protesta në kryeqytetin e këtij vendi.
Arsyeja e këtyre protestave është hyrja e forcave ushtarake të Turqisë në Sirinë veriore, shkruan Euronews.
Ndërsa kryeministri hungarez, Viktor Orban, është një mbështetës i madh i politikave të Ankarasë.
Mirëpo jo të gjithë hungarezët janë të kënaqur me miqësinë midis Orbanit dhe Erdoganit.
Protestuesit kanë paralajmëruar demonstrata të tjera duke e kritikuar pushtetin se ka ftuar një kriminel lufte në Hungari, transmeton Klan Kosova.