Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur para mijëra qytetarëve në qytetin e Bursës.
Erdogan ka folur rreth operacionit kundër militantëve kurd në Siri, ku ka filluar të bombardojë përmes aeroplanëve caqet e tyre.
“Ne do ta përfundojmë operacionin në një kohë shumë të shkurtër”, tha Erdogan rreth operacionit në Afrin.
Erdogan, i cili dha mesazhin e unitetit, nuk harroi shqiptarët dhe boshnjakët.
“Ja çfarë dua nga ju. Le të mos e harrojmë Rabia’rim. Përmbajtja e kësaj Rabia është shumë e rëndësishme. Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurd, laz, çerkez, gjeorgjian, romë, boshnjak dhe shqiptar”, tha lideri turk.