Erdogan shpreson të përmirësojë marrëdhëniet me Gjermaninë

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 15:05 | Nga

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se shpreson që vizita e tij në Gjermani do të ndihmojë në dhënien fund të tensioneve në mes të dyja shteteve.

Përmirësimi i marrëdhënieve mes qeverive të dy shteteve, bashkëpunimi ekonomik, aplikimi i Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe lufta kundër terrorizmit do të jenë prioritetet që do të diskutohen gjatë vizitës në Gjermani, u tha sot gazetarëve presidenti turk, raporton Dpa.

Erdogan do të arrijë në Berlin të enjten me ftesë të homologut të tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ai pritet të takohet dy herë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, përpara se të marrë pjesë në hapjen e një xhamie në Këln.

Për muaj të tërë, Turqia dhe Gjermania kanë tentuar që të përmirësojnë marrëdhëniet, të cilat u përkeqësuan pas arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi dhe shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut nga Ankaraja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme