Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet presidenciale, në bisedë janë trajtuar zhvillimet e fundit në Siri.
Në bisedë kryeministrja britanike May, ka informuar presidentin turk, Erdoğan, në lidhje me operacionin të cilin e kanë zhvilluar kundrejt regjimit sirian.
Presidenti Erdoğan tërhoqi vëmendjen se Turqia gjithmonë ka dënuar në mënyrë të qartë përdorimin e armëve kimike.
Presidenti i Turqisë theksoi se rruga e vetme për të përfunduar persekutimin e regjimit sirian të cilën e kryen me armë kimike dhe ato konvencionale, dhe për paqen dhe qetësinë e përhershme të popullit sirian është zgjedhja politike.
Në bisedë gjithashtu theksohet se Erdogan ka vënë theksin mbi rëndësinë e mos përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve në rajon.