Erdogan urdhëron shpalljen non grata të 10 ambasadorëve

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë, Receep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar Ministrinë e Jashtme turke që të shpallë non grata 10 ambasadorë të shteteve perëndimore.

Ky vendim sipas Erdoganit vjen pasi ambasadorët kanë dalë pro lirimit të Osman Kavalas, intelektual i njohur turk dhe kundërshtar i pushtetit aktual.

I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të jashtëm dhe thashë se çfarë duhet bërë: këta 10 ambasadorë duhet të shpallen persona non grata menjëherë. Do ta zgjidhni menjëherë,” tha Erdogan në një fjalim para një turme në Eskisehir të Turqisë veriperëndimore.

Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës. Ata u thirrën nga Ministria e Jashtme, e cila e quajti deklaratën të papërgjegjshme.

Kavala gjendet në burg që nga 2017-a pasi dyshohet se ka përkrahur rrëzimin e presidentit Erdogan në 2013-n dhe 2016-n. Ai i ka mohuar akuzat, raporton Reuters.

Të ngjashme