Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë të hënën, 17 janar një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e kryeministrisë Erdogan do të pritet në orën 09:25 me ceremoni zyrtare në aeroportin e Rinasit, ndërsa në orën 10.05 Presidenti i Republikës së Turqisë do të vizitojë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.
Në orën 10.20 do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç. Po ashtu do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.
Ndërsa në orën 13.00 do të zhvillohet takimi midis Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në orën 15.00 do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp, në 16.00 do të jetë ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut.
Në orën 17.00 Presidenti i Republikës së Turqisë do të përshëndesë Kuvendin e Shqipërisë. Në 18.00 do të jetë nisja drejt aeroportit të Rinasit.