Erdogan votoi për Stambollin

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Recep Tayyip Erdogan hodhi votën e tij në zgjedhjet e Stambollit të dielën.

“Votuesit e Stambollit do të marrin vendimin më të saktë për qytetin”, u tha Erdogan gazetarëve pas votës së tij në lagjen Uskudar të Stambollit, njofton Klan Kosova.

Binali Yildirim dhe Ekrem Imamoglu konkurrojnë për të drejtuar komunën metropolitane dhe më të populluar të Turqisë, pasi votimi i mëparshëm më 31 mars u anulua nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i vendit muajin e kaluar.

Miliona votues turq votuan në mbarë vendin më 31 mars në zgjedhjet lokale për të zgjedhur kryetarin e ri.

Të ngjashme