Erdogan dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me ShBA-në

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se interesat e ndërsjella me Shtetet e Bashkuara të Amerikës tejkalojnë mosmarrëveshjet e tyre dhe ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim me administratën e re të drejtuar nga presidenti Joe Biden, raporton Independent.

Në një video-mesazh gjatë natës së mbrëmshme, presidenti turk pranoi se marrëdhëniet turko-amerikane ishin “testuar seriozisht” por theksoi se partneriteti i tyre strategjik “ka kapërcyer të gjitha llojet e vështirësive”.

Zëri pajtues i Erdoganit vjen disa ditë pasi akuzoi SHBA-të se mbështetën militantët kurdë, kur ushtria turke gjeti 13 turq të mbajtur peng nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit në një kompleks shpellash në Irakun verior.

Erdogan ka thënë se SHBA-të nuk i dhanë Turqisë “mbështetjen dhe solidaritetin e dëshiruar” në luftën kundër PKK-së dhe grupeve të lidhura me ta, duke kërkuar një “qëndrim të qartë” nga aleatët e tyre.

Ai gjithashtu përsëriti zhgënjimin për rezidencën e vazhdueshme në SHBA të Fethullah Gulen, një klerik mysliman i akuzuar për orkestrimin e grusht-shtetit më 2016. Turqia dëshiron ekstradimin e Gulen, i cili mohon akuzat e Erdoganit.

Të ngjashme