Erdogani e mbron Ozilin: Logjika e kritikuesve të tij është e pakuptueshme

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 15:18 | Nga

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Mesut Ozili dhe Ilkay Gundogan nuk kanë arsye për t’u penduar për foton që e kishin bërë së bashku në maj, gjatë një takimi në Londër, si dhe i ka quajtur kritikat ndaj këtyre të dyve të pakuptueshme.

Ozili dhe Gundogani, të cilët kanë origjinë turke, u kritikuan shumë pasi u publikua një fotografi e tyre me presidentin Erdogan. Kritikat për Ozilin vazhduan edhe gjatë Kupës së Botës, ku ai kritikohej për performancat e tij, përcjell Gazeta Express.

Pasi Kombëtarja e Gjermanisë, nën menaxhimin e Joachim Low, dështoi ta kalojë fazën e grupeve në Kupën e Botës, Ozili e publikoi një letër trefaqëshe, ku e sqaronte pensionimin e tij. Ai thoshte se po largohej nga Kombëtarja për shkak të racizmit me të cilin është përballur.

“Nuk kanë arsye për t’u penduar. Siç e dini, Lothat Matthaus u takua me Vladimir Putnin. Lojtarët tonë janë të aftë të veprojnë më ndërgjegje të pastër. Me vjen keq për njerëzit që e kritikojnë këtë”, ka thënë Erdogan.

“Jemi takuar edhe në shumë raste të tjera. Ne takohemi me qytetarë të Turqisë në të gjithë botën. Mesuti jeton në Londër. Pse nuk duhet të takohem aty me të? A do të duhej që edhe na linçojmë lojtarët të cilët bëjnë foto me zonjën Merkel? Kjo logjikë është e pakuptueshme”.

“Ozili dhe Gundogani mund të ndjehen se i përkasin të dy shteteve, shtetit ku kanë lindur dhe shtetit prej të cilit vijnë prindërit e tyre. Ne jemi krenar me qytetarët tonë që jetojnë në Gjermani. Në fakt Ozili kishte thënë se luan për Gjermaninë, por e mban në zemër Turqinë”.

“Ai nuk u largua nga Kombëtarja e Gjermanisë pa asnjë arsye, dhe kushdo që përballet me këto sulme dhe ofendime raciste duhet të reagojë në po të njëjtën mënyrë”.

Erdogani i kishte fituar zgjedhjet presidenciale në Turqi përsëri në qershor, përkundër akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut, përndjekje të kundërshtarëve politik dhe burgosjen e gazetarëve.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/erdogani-e-mbron-ozilin-logjika-e-kritikuesve-te-tij-eshte-e-pakuptueshme-579563/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme