Takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe fanellat dhuratë iu kthyen në një “boomerang” mesfushorëve të përfaqësueses gjermane, Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan. Pas eliminimit të papritur të Gjermanisë nga Kupa e Botës, presidenti i sapo rizgjedhur turk ua riktheu fanellat të dy futbollistëve.
Ozil dhe Gundogan shkaktuan një zhurmë të madhe dhe polemika të shumta rreth skuadrës përfaqësuese gjermane përpara fillimit të Kupës së Botës, një kompeticion të cilin skuadra kampione nuk e përjetoi në qetësi.
Gundogan shkoi edhe më tej, teksa në fanellën e tij me Manchester Cityn shkroi edhe një dedikim, duke e cilësuar Erdoganin si presidentin e tij, transmeton tch.
Një zëdhënës i Erdoganit ka konfirmuar lajmin për kthimin e fanellave të lojtarëve, duke deklaruar se presidenti turk kishte mbetur i pakënaqur nga paraqitja e tyre në Botërorin e Rusisë. Por, Erdogan shkoi edhe më tej, duke vënë gishtin në plagë, teksa deklaroi se nuk do që të ketë të bëjë më me ta, e kërkoi që futbollistët mos ta quajnë më presidentin e tyre.