Erërat e forta shkaktojnë probleme në Dukagjin, Llap e Shalë të Bajgorës

Prishtinë | 23 Shk 2019 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Erërat e forta mëngjesin e së shtunës kanë shkaktuar një sërë probleme në rajone të ndryshme të Kosovës.

Për probleme më së shumti është raportuar nga rajoni i Dukagjinit, shkruan lajmi.net.

Banorët nga ky rajon kanë treguar se erërat e forta kanë rrëzuar shtylla elektrike e shumë fshatra kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Drurë dhe shtylla elektrike të rrëzuara ka edhe në rajonin e Llapit, ku përveç të ftohtit një pjesë e madhe e rajonit ka probleme edhe rrymën.

Shala e Bajgores gjithashtu ka probleme me erën e fortë, banorët nga atje kanë konfirmuar për lajmi.net se bora ka filluar të shkaktojë probleme edhe në qarkullim.

Përveç kësaj, fshatrat e Shalës nuk kanë energji elektrike që nga orët e para të së shtunës. /Lajmi.net

Të ngjashme