Erërat e fuqishme këpusin një pemë në Prishtinë

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e erërave të fuqishme paraditen e sotme, është thyer dega e një lisi në qendër të Prishtinës.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipit mbrojtës dhe shpëtimit, të cilët kanë larguar degën e lisit, për të liruar qarkullimin për qytetarë.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtoresha e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës.

“Si pasojë e erës paradite, është thyer dega e një lisi në qendër të qytetit. Menjëherë pasi kemi pranuar informatën, ka intervenuar ekipi i mbrojtjes dhe shpëtimit dhe pastaj ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve. Gjendja është kthyer në normalitet brenda pak kohe”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme