Sot në mëngjes erërat e fuqishme kanë përmbysur një kamion në afërsi të urës së Matit në Shqipëri.
Raportohet se kamioni ka qenë i ngarkuar me polisterol dhe nuk dihet se a ka të lënduar në këtë incident, shkruan TopChannel.
Ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.