Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, ka thënë se Interi ndodhet në Gjermani për ta rrëmbyer trofeun e Ligës së Evropës, por e pranon se triumfi nuk do të jetë i njëjtë në një finale pa tifozë në stadium.
Interi do të përballet me Sevillën në finale të Ligës së Evropës këtë të premte.
Duke folur në prag të kësaj finaleje, e cila është e para për Interit pas 10 vjetëve, danezi theksoi se skuadra ndihet e lumtur.
“Natyrisht, ne jemi të lumtur. Por gjërat janë ndryshe, e kuptoni. Ne duhet të vendosim maska tërë kohën. Për momentin nuk mund të bëjmë shumë, përveç të hamë, flemë dhe të stërvitemi”, tha Eriksen.
“Por për këtë jemi këtu. I kemi fituar disa ndeshje dhe tani jemi në finale”, shtoi ai.
“Të luash pa tifozë nuk është njëjtë. Natyrisht se të mungojnë tifozët, të mungon atmosfera që ata dinë ta bëjnë në stadium”.
“Finalja do të jetë ndryshe, por në fund, në fjalë është një trofe”.