Mesfushori i Danimarkës nuk i është kthyer fushës së blerë prej që pësoi arrest kardiak në Euro 2020, gjatë ndeshjes Danimark-Finlandë
Mesfushori i Danimarkës Christian Eriksen është shumë afër rikthimit në Premier Ligë, shkruan The Times.
29 vjeçari nuk ka luajtur prej që pësoi arrestin kardiak në Euro 2020 dhe është liruar nga klubi i Interit gjatë muajit dhjetor.
Eriksen ka pasur një mori ofertash nga një sërë ekipesh në Europë, por ai preferon që të kthehet në Premier Ligë, pasi që më parë ka luajtur për Tottenhamin nga viti 2013 deri më 2020.