Kantautori shqiptar Ermal Meta, tashmë për të tretën herë radhazi do të jetë pjesë e skenës së Sanremo 2018, ndërsa këto ditë ka publikuar edhe videoklipin e këngës që do të prezantohet në festivalin më të madh të muzikës italiane, shkruan KultPlus.
Kënga, ”Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), është një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro, ndërsa trajton një tematikë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist.
Sanremo 2018 do të zhvillohet prej datës 6 deri më 10 shkurt në teatrin Ariston të qytetit të Sanremos e do të drejtohet nga një emër i rëndësishëm i muzikës italiane, nga këngëtari Claudio Baglioni. Në kategorinë big do të garojnë 20 këngëtarë të njohur italianë.
Ermal Meta në vitin 2015 u prezantua në Sanremo në seksionin e të rinjve me këngën “Odio le favoel” (Urrej përrallat) ku u klasifikua në vend të tretë, ndërsa më vitin 2016 garoi në kategorinë big me këngën “Vietato di morire” (E ndaluar të vdesësh) duke fituar çmimin e kritikës “Mia Martini”.