Ermali varroset në ora 16:30, i gjithë qyteti e nderon

Prishtinë | 06 Maj 2017 | 12:07 | Nga

Ermal Kamberaj, 24 vjeç, menaxher i një kafiterie në Mitrovicë, u vra mbrëmë, sipas policisë, me tre plumba. Varrimi i të riut është paraparë të bëhet sot pasdite, ndërsa, të gjitha lokalet e qytetit do të mbyllet përgjatë asaj kohe, në shenjë solidarizimi, e edhe proteste.

Kamberaj u qëllua me tre plumba mbrëmë rreth orës 21:30 në vendin e tij në punës në lokalin Check-in. Ai do të varroset sot në ora 16:30 në varrezat në Shipol, shkruan gazetametro.net.

Me këtë rast pronarët e kafiterive të qytetit të Mitrovicës janë organizuar që ndërpresin aktivitetin e punës së tyre, nga ora 16:00 e deri në përfundim të varrimit të të riut.

Kamberaj, nuk ka mundur të u mbijetojë plagëve, dhe ka vdekur rrugës për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Policia, ende nuk ka arritur të arrestojë e as të identifikojë dorasin. Janë dhënë versione të ndrshme për ngjarjen, por sipas burimeve të Gazetës Metro, ende nuk dihet se çfarë motivi ka pasur dorasi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme