Eros

Prishtinë | 18 Maj 2023 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Paola Muçodemi)

Shumë u munduan
ta interpretojnë…
Shumë, për mijëra vjet
kërkuan që ta dëshifërojnë!
Grekët e vjetër
ndien fuqinë që shkakton dhe
e quajtën “Eros”…
Unë
një “poete” e keqe
U ndjeva e dehur
E paduruar
Euforike,
ndjeva dhimbjen emocionale
strehën e përqafimit tënd
plot dashuri,
përkëdhelje në qafën dhe flokët e t’u…
Dhe kështu…
I dashë,
emrin tënd.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme