Escobar e rikonfirmon mbështetjen e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 09:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se kjo administratë bashkë me të mëhershmet të SHBA-ve mbështetë fuqishëm pavarësinë, sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se si Kosova dhe Serbia do të arrijnë në një periudhë të normalizimit duhet t’i lihet dialogut.

Escobar është shprehur optimist lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Mendoj se në këtë rol si përfaqësues special është me rëndësi të bëjë vizitën e parë në Kosovë me të për të treguar unitet, përkushtimin ndaj dialogut, ndaj një të ardhme në të ndritshme si për Serbinë e Kosovën. Jemi takuar me udhëheqësit gjatë vizitës, kemi pasur takime shumë produktive. Në fund të këtij procesi shpresojmë se rezultat do të jetë një zgjidhje që do të jetë e mirë për të dyja. Kam besim se mënyra se si gjërat më duken e përkushtimi i partnerëve tanë bashkë me mbështetjen e amerikanëve këtë proces do të arrijmë”, ka thënë ai.

Të ngjashme