Zëvendësndihmës-sekretari i ShBA-së, njëherësh i dërguar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka qenë fjalëpakë pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.
Në një deklarim për medie pas takimit, Escobar u shpreh se do të vazhdojnë të mbështesin pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Escobar dhe Osmani nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët.
“Erdha të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe mënyrat për ta thelluar këtë partneritetin përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.
Escobar shtoi se Kosova ka kontribuuar shumë në agjendën e tyre të përbashkët.
“Jam krenar të them që Kosova ka kontribuar shumë në agjendën tonë të përbashkët dhe mendoj se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë indikator i rëndësishëm sesi Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e përbashkët të demokracisë dhe lirisë”.
LEXONI EDHE: