I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, foli shkurt pas takimin me kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.
Escobar ka thënë se partneriteti i Kosovës me ShBA-në është i palëkundur, ndërsa foli pak për kryetemën e takimit, që ishte dialogu me Serbinë.
Ai shtoi se është e rëndësishme për Kosovën që të rreshtohet me vlerat evropiane në këtë kohë shumë të rëndësishme krize në kontinentin evropian.
“Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovraninetin dhe sigurinë tuaj”.
“ShBA-të e mbështesin Kosovën në të gjitha aspiratat e saja euroatlantike. Faleminderit për miqësinë, partneritetin dhe pritjen tuaj”.
LEXONI EDHE: