I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka takuar sot në Prishtinë presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, raporton Paparaci.
Megjithatë, ai nuk ka dashur të bëjë ndonjë deklaratë për media pas takimeve të zhvilluara me krerët e shtetit të Kosovës.
Siç tha ai para gazetarëve, vizita e tij është e rregullt dhe nuk ka koment për gjendjen në veri të Kosovës.
Në anën tjetër, Presidenca e Kosovës njoftoi se presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar urgjentisht të largohen barrikadat në veri të vendit.
Gjithashtu, ajo ka shprehur qëndrimin e saj se Kosova është e përqendruar në dialog dhe se pala jonë është konstruktive në këtë proces.