Escobar s’do ta takojë Dodikun gjatë vizitës në Bosnje

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Emisari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të arrijë të dielën në Bosnje por nuk do të takohet me anëtarin serb të Presidencës Milorad Dodik, siç mëson klix.ba.

Escobar do të takohet me anëtarin kroat të presidencës, Zeljko Komshiq dhe bordin e dy dhomave të Parlamentit, Bakir Izetbegovic, Dragan Covic, Nikola Spiric dhe Denis Zvizdic.

Emisari amerikan do të arrijë në Bosnje në kohën kur Milorad Dodik janë duke bllokuar punën e institucioneve shtetërore dhe duke mos e respektuar Kushtetutën me inicimin e procedurave të njëanshme për t’u tërhequr nga pjesëmarrja në institucionet shtetërore.

Escobar së fundi ka njoftuar për sanksione nga SHBA dhe BE për ata që pengojnë dhe bllokojnë institucionet shtetërore.

Të ngjashme