Escobar: SHBA-ja nuk dëshiron që Asociacioni të jetë një lloj Republike Serbe

Prishtinë | 18 Maj 2023 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Gjatë raportimit në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se SHBA-ja nuk dëshiron që Asociacioni të jetë një lloj Republike Serbe.

Sipas tij, SHBA-ja do që Kosova të marrë për bazë ndonjë model evropian “që nuk shkel sovranitetin, funksionalitetin apo strukturën kushtetuese” të shtetit, përcjell teve1.info

Emisari amerikan potencoi se SHBA-ja është e përkushtuar për Kosovën e Serbinë që të nxisin përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve.

“Një pengesë e madhe për paqe dhe stabilitet në Ballkan, është marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet e arritura së fundi kanë qenë hapa të mëdhenj. Implementimi është në rrugë. Presidenti serb dhe kryeministri kosovar kanë nisur diskutimet për Asociacionin dhe kanë treguar qëndrimin e tyre për të pagjeturit. SHBA-ja është e përkushtuar për Kosovën, Serbinë që të nxisin përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve”, ka shtuar Escobar.

Të ngjashme