Eset Berisha emërohet drejtor i përgjithshëm i autoritetit të Aviacionit Civil

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 12:58 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka propozuar Eset Berishën për drejtor të përgjithshëm të autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Propozimi i tij u miratua me vota unanime.

“Drejtori i përgjithshëm është udhëheqës ekzekutiv i Aviacionit. Në bazë të ligjit parashihet që drejtori i përgjithshëm ta emëroj qeveria pas propozimit të ministrit të infrastrukturës. Ne kemi identifikuar dhe po prezantoj tre kandidatë: Driton Gjonbalaj, drejtor në këtë pozitë, Bajram Xhemjali- inspektor dhe Eset Berisha .Unë kam ardh në përfundim  që personi i përshtatshëm është Eset Berisha”, tha Lekaj.

Të ngjashme