Është koha që PDK-ja të shkojë në opozitë

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 23:42 | Nga Petrit Zogaj

Kosovës i duhet një opozitë e re. PDK-ja është e gatshme për këtë. Është e lodhur në 12 vjet të qeverisjes.

Koha ështështe qe ky subjekt te pushojë per nje periudhe. Te pakten nje mandat te plote te qeverisjes.

Nuk eshte marre me veten prej vitit 2007. Vec mendojeni sa larg eshte ky vit. Qe prej atehere ka marre vendime per Kosoven.

Nuk ka pase kohe me mendu se si ishin ato vendime. Nuk ka kriju dostance te nevojshme nga vetja qe ta analizon qeverisjen e saj.

Ndersa, ne, qytetaret e Kosoves nuk e dime si eshte nje qeverisje tjeter, e bashke me kete nje opozite tjeter. Eshte koha qe t’i provojme te dyjat.

PDK-se nuk i duhet vetem te qenurit ne opozite, asaj i duhet edhe nje ‘revolucion’ i brendshem.

Duhet ta pensionojë udheheqjen e vjeter dhe udheheqja e re, me njerez e energji te reja te pergatitet per nje opozite te forte karshi pushtetit.

Keto kerkesa nuk do te duhej te vinin nga opozita, por para se gjithash nga vetë PDK-ja, nga njerezit e saj, te cilet nuk jane gjenerata e Veselit e Thaçit, por gjenerata qe mendon se duhet te vazhdojë brenda ketij subjekti edhe atehere kur keto dy figura te rendesishme brenda PDK-se nuk do te ishin me.

Të ngjashme