“Është shtatzënë” – Policia shtrin në tokë me forcë gruan me ngjyrë në mes të Parisit

| 24 Qer 2020 | 21:31 | Nga

Një grua me ngjyrë, shtatëmuajshe shtatzënë është shtrirë në tokë nga tre roje hekurudhore në një stacion treni në Paris të Francës.

“Lirojeni, ajo është shtatzënë”, bërtiti partneri i saj, ndërsa oficerët e vendosën atë në tokë.

Sipas mediave të huaja, arrestimi i saj nga agjentët e kompanisë në Francë, ka nxitur reagime në kryeqytet, derisa vendi është në protesta për shkak të brutalitetit të policisë.

Lidhur me këtë rast, oficerët kishin thënë se gruaja i kishte pështyrë dhe refuzonte të mbante maskën, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Të ngjashme