Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur qëndrimin final të LDK-së që posti i kryetarit të Kuvendit t’i takojë partisë së tij.
Në një intervistë për televizioni publik (RTK), ai ka shpalosur detaje për takimet me partinë e Albin Kurtit.
“Nëse ju e keni kryeministrin, ne duhet ta kemi krye-parlamentarin. Për sa i përket çështjes së presidentit, ai s’do të jetë president i LDK-së por i Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.
Më tej, ai ka folur edhe ndihmën që partia e Kadri Veselit ia dha Lëvizjes “Vetëvendosje” në zgjedhjet lokale.
“S’ka parti që s’ka behane. Mu më ka rrëzu VV-ja. VV-ja s’do të mund ta merrte Prishtinën kurrë po mos ta kishte përkrahjen e PDK-së”, ka thënë ai.
“Unë personalisht e kam vullnetin që të bëhet marrëveshje. Nëse s’mundemi, atëherë duhet të lëshojmë rrugë dhe hapësirë…”, është shprehur ai.