Një ngjarje e rëndë në prag të mbajtjes të zgjedhjeve po raportohet sërish në Shqipëri.
Një simpatizante e Partisë Demokratike është rrahur sot në qytetin e Divjakës.
Elsa Bita ka dëshmuar se çdo gjë ndodhi pas një videoje live në “Facebook”, ku po filmonte një takim elektoral të PS.
Bita pretendon së është sulmuar nga shefi i komisariatit të policisë Divjakë, Altin Shehu.
“Njërën nga ato vajzat e pashë që ja morën telefonin, dhe e mori një grup e futën brenda. Ishin të PS ,po bënin një takim, ishin te lokali gjithë administrata. Vjen nje makine, 4 vetë, shefi i komisariatit më tha pse filmon. Më përplasi, u thoshte të tjerëve merreni çojeni në komisariat.’, thotë ajo.
Pas kësaj ka reaguar kreu i PD Lushnje njëherazi dhe kandidat për deputet duke akuzuar Erion Braçen.