Ndeshja e parë miqësore e Kosovës e zhvilluar ndaj Estonisë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet eleminatore për Kampionatin Evropian ka përfunduar me fitore të estonezëve me rezultat 76:67.
Te Kosova u dallua Dardan Berisha i cili kontriboi me 18 pikë, 4 asistime dhe 5 topa të vjdhur, pikë dyshifrore shënoi edhe Granit Rugova i cili përfundoi ndeshjen me 10 pikë, ndërsa Justin Doellman shënoi vetëm 9 pikë në këtë takim.
Kosova përkundër kësaj humbje zhvilloj një ndeshje të mirë në ndeshjen e parë historike pas pranimit në FIBA.