Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka takuar sot në Beograd ambasadoren e re të Etiopisë me rezidencë në Romë Zeneba Tadase Voldecadik.
Daçiq, me këtë rast e ka falënderuar ambasadoren për atë që, siç njofton FoNet, Etiopia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke shfaqur shpresën se kjo politikë do të vazhdojë në këtë shtet afrikan.
Ivica Daçiq i ka ofruar Etiopisë përkrahje në tejkalimin e vështirësive në të cilat po has aktualisht ky vend.