Ish-portieri i mirënjohur në vitet e 80-ta, Esat Mehmeti, e komenton kartonin e kuq të portierit të kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha.
Në minutën e 55-të, Berisha humbi nervat dhe godet me kokë futbollistin izraelit, Zahavin. Gjyqtari pa menduar shumë e ndëshkoi direkt me karton të kuq dhe referoi penallti, e cila nga disa mediat e huaj u cilësua si penallti e çuditshme.
Mehmeti ka një këshillë për Berishën. “Një pjesë të dëshpërimit e nervozizmit tënd… Shumë miq e dashamirë e kanë përjetuar rëndë… Po edhe unë… Ishte një fillim i lojës jo i mbarë. Po, ndodhi…!? Por edhe Ti për një moment humbe!? (e kuptueshme, e ndjeve thellë rëndësinë dhe rezultatin e pikëve), qoftë e kaluar…Diçka më pëlqeu për të ardhmen tënde, nuk ishe i urtë si më parë… Duket se mungon lideri i lojës (si që e patëm Lorik Canën), e, u detyrove të veprosh (por jo në atë mënyrë). Mos harro se portieri gjatë zhvillimit të lojës është trajner, është komandat i ekipit të vetë. Kurse, për kundërshtarin gjatë lojës i frikshëm… Me intervenime të guximshme dhe zë të lartë komandues… Je njeri i pari dhe i fundit të lojës… Ushtarët vriten Komandanti Jo”, shkruan Mehmeti në profilin e tij.