EULEX-i e përkujton Senaviciusin në katërvjetorin e vrasjes, kërkon informata

Prishtinë | 19 Sht 2017 | 12:21 | Nga

Misioni i Bahskimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) sot shënon përvjetorin e katërt të vdekjes së Audrius Šenavičiusit, doganierit lituanez, i cili u va në krye të detyrës në pjesën veriore të Kosovës më 19 shtator 2013.

Shefja e Misionit Alexandra Papadopoulou vendosi një kurorë me lule në nderim të tij në vendin ku u vra ai. Kurse i tërë misioni e nderoi atë duke e mbajtur një minutë heshtje. Gjithashtu, ishin të pranishëm edhe një përfaqësues i komunës së Zveçanit dhe komandant rajonal i Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq.

“Sot katër vite më parë u vra tragjikisht kolegu ynë Audrius Šenavičius. Sot ne po e nderojmë jetën e tij dhe shërbimin e përkushtuar të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Unë e ndaj dhimbjen me gruan dhe dy djemtë e tij, të cilët sot e kësaj dite ende nuk kanë marrë përgjigje në shumë pyetje lidhur me vrasjen e tij,” tha Papadopoulou.

Selia e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) e ka përjetësuar jetën dhe vdekjen e Šenavičiusit duke e shkruar emrin e tij në pllakën përkujtimore krahas pjesëtarëve tjerë të BE-së të cilët kanë rënë në krye të detyrës për t’ia përkujtuar të gjithëve çmimin e lartë të cilin e kanë paguar shumë prej tyre në mbrojtje të vlerave evropiane në mbarë botën.

“Audriusi bëri sakrificën sublime. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë humbjen e ndonjë të dashuri. Ne humbën një pjesëtar të çmuar të ekipit tonë, kurse drejtësia duhet të vihet në vend. Unë i apeloj çdo personi që ka çfarëdo informate që të paraqitet,” theksoi Papadopoulou.

EULEX-i vazhdon të kërkojë informata të cilat mund të ndihmojnë që kryerësit e vrasjes së Audriusit të dalin para drejtësisë. Ajo që mund të duket e parëndësishme apo e dhënë e vogël mund të jetë informatë shumë e rëndësishme për hetuesit.

Të ngjashme