Misioni i EULEX-it në Kosovë ka dënuar sjelljen e zyrtarit të tyre për parkimin e gabuar të veturës zyrtare, raporton Gazeta Express.
Pas një sërë raportimesh të qytetarëve nëpër rrjete sociale, EULEX-i në Twitter ka dënuar veprimin e zyrtarit të tyre dhe janë zotuar se do të marrin masa disiplinore ndaj tij.
“E dënojmë me termat më të fuqishëm sjelljen e anëtarit të stafit të EULEX-it, i cili është parë duke e parkuar veturën në mënyrë jo të duhur në Prishtinë. Ne garantojmë se do të marrim masa të duhura disiplinore. E falënderojmë qytetarin e Kosovës që e solli këtë rast në dritë për sjelljen e tij të përgjegjshme”, thuhet në postimin e EULEX-it.