Dy vjet pas fillimit të procesit gjyqësor ndaj Azem Sylës dhe ndaj 38 të akuzuarve të tjerë për krim të organizuar në rastin “Toka”, EULEX-i është tërhequr nga gjykimi i këtij rasti, shkruan sot Koha Ditore.
Ka vendosur që lëndën t`ua transferojë gjyqtarëve vendorë.
Vendimi është bërë publik të martën gjatë seancës gjyqësore, ku ishte planifikuar që të përfundonte shqyrtimi fillestar. Gjyqtarët e rastit kanë njoftuar palët në procedurë se kështu ka vendosur menaxhmenti i EULEX-it, por nuk kanë dhënë shpjegime të tjera.