Euro zbret nën 127 lekë

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 18:25 | Nga

Euro zbret nën 127 lekë në pikat e këmbimit valutor. Në disa pika, është këmbyer këtë të martë me 126.8 lekë dhe 127.5 lekë. Zhvlerësimi ka vijuar ditët e fundit pasi u stabilizua në rrethe 127 lekë për disa ditë.

Nga fillimi i këtij viti, euro ka humbur gati 6 pikë krahasuar me monedhën vendase.

Ndryshe nga një vit më parë, kur gazsjellësi TAP ishte në kulmin e investimeve të tij në Shqipëri, këtë vit nuk ka një shpjegim të qartë të fluksit të shtuar të euros, apo një qëndrim zyrtar.

Ulja e ditëve të fundit vlerësohet të jetë ndikuar ndërkohë nga zhvlerësimi në tregun ndërkombëtar.

Forcimi i monedhës vendase pritet të theksohet më tej në muajt e verës, për shkak të ofertës së shtuar të euros nga turizmi.

Kjo situatë po ndiqet me shqetësim nga eksportuesit, të cilët thonë se janë dëmtuar me miliona euro për shkak të dobësimit të monedhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme