Eurodeputeti austriak publikon foto nga takimi me Zemajn, shkruan dhe një fjalë shqip

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl ka vizituar ambasadën e Kosovës në Vjenë ku është takuar me ministrin Armend Zemaj.

Mandl ka postuar një fotografi në Twitter me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, ku ka treguar për bisedën që ka pasur me këtë të fundit.

Ai në përshkrimin e fotografisë ka shkruar edhe fjalën shqipe ‘Faleminderit’

“Një shkmëbim i shkëlqyeshëm me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemajn në ambasadën e Kosovës në Austri. Faleminderit ambasadorit Lulzim Pllana për mbajtjen e bisedës tonë në kohë mbi luftën kundër pandemisë dhe shumë çështje të tjera shëndetësore.Faleminderit”, ka shkruar eurodeputeti Mandl.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme