Zemaj përuron pajisje në Onkologji: Gjendja në shëndetësi është përmirësuar dukshëm

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 13:51 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrinë në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ministri i ardhshëm do të gjejë më mirë se sa në vitet e kaluara shëndetësinë, raporton Ekonomia Online.

Ai këto komente i ka bërë gjatë një vizite në Klinikën e Onkologjisë ku është prezantuar pajisja Akcelerator linear.

“Ministrat e ardhshëm e gjejnë më mirë sesa vitet e kaluara ministrinë e shëndetësisë. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi mbajt takime me homolog dhe dje me ministrinë e shëndetësisë së izraelit. Sa i përket vaksinave angazhim dhe përpjekje që vaksina të vijë sa më parë”, tha Zemaj.

Zemaj  tha se pajisja akcelator linear  është një investim i kushtueshëm nga ministria. Ngarkesat që i kanë profesionistët shëndetësor me vendosjen e kësaj pajisje më shumë njerëz do  mbajmë në jetë.

Sa i përket situatës më pandeminë, Zemaj tha se përkundër që kohëve të fundit ka rritje të rasteve, situata është e kontrollueshme, duke bërë thirrje që të respektohen masat.

“Situata epidemiologjike e ka pasur një rritje që ne e quajmë të lehë por të kontrollueshme duke thirrur të ketë shtim të kujdesit. Në momentin kur ka rritje të numrit reduktohet edhe trajtimi i pacientëve. Edhe duhet të ndërmarrim masa kufizuese. Mbi të gjitha onkologjia është shembull”, tha ai.

Ndërsa drejtori i onkologjisë Ilir Kurtishi ka thënë se në vendosjen e aparaturës onkologjia shënon një përparim shumë të madh.

“Dhe nga mesi i muajit maj do ta marrim në klinikën tonë dhe shërbimet dhe kualiteti i shërbimeve shëndetësore shënon përparim dhe avancim me futjen e imunoterapisë. Investim është shumë i domosdoshëm sepse e kemi operuar me vetëm me dy aperatura dhe na ndihmon të kemi menaxhim më të mirë të sëmundjes. Gjatë kohës së pandemisë ka qenë sfidë e madhe mirëpo kemi qëndruar 24 orë dhe kemi ofrua shërbime onkologjike”, tha ai.

Të ngjashme