Eurodeputetja shqiptare emërohet përgjegjëse për çështjet e Arktikut

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Me anë të një postimi në rrjete sociale, eurodeputetja shqiptare Arba Korolari, e cila përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian, njoftoi se është emëruar përgjegjëse nga grupi i saj parlamentar për çështjet e Arktikut.

“Akullii i detit po shkrin dhe ka pak vende ku ndryshimi i klimës ka po aq efekt sa këtu.

Ndryshimi i mjedisit Arktik ka çuar në rritjen e aktiviteteve në rajon, konkurrencën për nxjerrjen e burimeve natyrore dhe rrezikun më të lartë të tensionit apo konfliktit ushtarak”, shkroi ndër të tjera Korolari, transmeton TCH.

Postimi i plotë i Kokalarit:

Unë jam emëruar në përgjegjësinë e grupit tim për çështjet e Arktikut dhe do të zhvilloj politikat tona dhe do të negocioj një raport për mundësitë dhe sfidat e sigurisë në Arktik.

Akulli i detit po shkrin dhe ka pak vende ku ndryshimi i klimës ka po aq efekt sa këtu.

Ndryshimi i mjedisit Arktik ka çuar në rritjen e aktiviteteve në rajon, konkurrencën për nxjerrjen e burimeve natyrore dhe rrezikun më të lartë të tensionit apo konfliktit ushtarak.

Ne kemi nevojë për më shumë për bashkëpunim ndërkombëtar në fushë. Mezi pres të punoj për këto çështje, të cilat janë të rëndësishme edhe për Suedinë si vend Arktik!

Të ngjashme