Në mesin e 30 projekteve të përzgjedhura nga Euroimages, është edhe skenari “Exile” i regjisorit kosovar Visar Morina.
Visar Morina, një regjisor tashmë i dëshmuar me “Exile”, ka fituar edhe disa çmime të tjera ndërsa, bordi i Menaxhimit të Fondit Euroimages i Këshillit të Evropës, në mbledhjen e tyre të 151-të të mbajtur nga 18 deri më 22 qershor 2018 në Montreal, pranoi të mbështeste 23 filma fiksion, 6 dokumentarë dhe 1 projekt filmi të animuar për një shumë totale prej 6,447,783 €. “Exile”, nga Euroimages, ka marrë gjithsej 199, 174 euro.
“Exile”, është një skenar që flet për një burrë 45 vjeçar i cili punon në një firmë farmaceutike dhe në një moment e krijon ndjenjën që kolegët e tij po tentojnë ta largojnë nga puna.
“Filmi ka të bëjë shumë me “bullying” (ngacmimin) ndërsa jam shumë i gëzuar për këtë nominim që na ka ardhur”, pati treguar Morina më herët për KultPlus.