Në rrjetin social Twitter, Euronews në rubrikën ‘Pa koment’ ka shpërndarë një video ku shihen serbë të Kosovës në Graçanicë duke u vaksinuar.
“Serbia po vaksinon serbët në Kosovë, ku vaksina ende s’është shpërndarë”, thuhet në mbishkrimin e kësaj videoje.
Serbia është në vendin e parë sa i përket furnizimit me vaksina kundër COVID-19.
Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor i vetmi shtet pa asnjë vaksinë është Kosova, ku pritet që kontingjenti i parë të vijë në javën e parë të muajit mars.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, dy ditë më parë gjatë një interviste tha se pritet që Kosova të furnizohet me vaksinat antiCOVID. Ajo tha se kontingjenti i parë pritet të vijë në javën e parë të muajit mars, ndërsa kontingjenti i dytë në muajin qershor.