Eurostat: Shqipëria para BE-së në energjitë e rinovueshme

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Rreth 85% e elektricitetit të konsumuar në Shqipëri në vitin 2016 ishte gjeneruar nga burimet e rinovueshme, sipas të dhënave të publikuara nga “Eurostat” në fund të shtatorit, shkruan faqja në internet që i dedikohet ekonomisë dhe biznesit “bne IntelliNews”.

Këto të dhënë e nxjerrin Shqipërinë, që prodhon praktikisht gjithë energjinë e saj nga hidrocentralet, në krye të të gjitha vendeve anëtare të BE-së, thekson “bne IntelliNews” bazuar në statistikat e “Eurostat”.

Sipas këtyre të dhënave Shqipëria qëndron vetëm pas Islandës dhe Norvegjisë në aspektin e raportit të energjisë së konsumuar nga burimet e rinovueshme.

Shqipëria ka përfituar prej shumë kohësh nga lumenjtë e saj të shumtë për të prodhuar elektricitet.

Disa nga hidrocentralet kryesore janë ndërtuar në periudhën komuniste si Hidrocentrali i Komanit në lumin Drin, që prodhon 65% të nevojave për energji elektrike të vendit, megjithatë ka patur investime madhore edhe vitet e fundit si norvegjezja “Statkraft”, përcjell Koha.

Si rezultat, Shqipëria, një vend që aspiron që të jetë anëtare e BE-së, që ka marrë statusin kandidat në vitin 2014 dhe që shpreson të fillojë negociatat vitin e ardhshëm, është shumë më para se sa objektivi i vendosur nga Europa për të arritur që 20% e energjisë së konsumuar të vijë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2020 në të gjithë Unionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme