Kur bëhet fjalë për regjistrimet e popullsisë në hapësirën e Maqedonisë, me rëndësi është të theksojmë se të dhënat e para për popullsinë e kësaj treve do t’i gjemë në tefterët turq me theks të veçantë në atë të shekullit XV dhe XVI. Në atë të vitit 1453 dhe në atë të vitit 1468. Ndërkaq, në atë të shekullit XVI, në regjistrimet e vitit 1545 dhe në atë të vitit 1568. Me rëndësi është të theksojmë se këta regjistrime janë bërë sipas përkatësisë konfensjonale dhe jo në atë kombëtare, pra ishin dy grafe: musliman [islam] dhe krishtere.
Ne ish Jugosllavinë e para luftës se dyte botërore regjistrimi i pare është kryer ne vitin 1921, I dyti ne radhe u kry ne vitin 1931. Për shkak te luftës se dyte botërore regjistrimi I tret [1941]nuk u kry. Pas luftës se dyte botërore, regjistrimi I pare u be ne vitin 1948, i dyti me radhe u be ne vitin 1953 dhe i treti ne vitin 1961. Pastaj vazhdon ne vitin1971, 1981, 1991[1994] ky është regjistrimi I fundit qe u be ne periudhën e ish Jugosllavisë. Pas shkatërrimit te Jugosllavisë regjistrimi i pare ne Maqedoni u be ne vitin 2002. Regjistrimi I dyte u dashtë te mbahet ne vitin 2011. Për fat te keq , për arsye akoma te panjohura ky regjistrim nuk u realizua. Prej 2002 e deri me sot nuk është mbajture asnjë regjistrim. Pra, jemi vend i vetëm ne Evropë qe nuk është mbajtur regjistrimi i popullsisë! Se fundi u vendos qe regjistrimi te mbahet ne vitin 2020,Sipas disa sinjaleve qe jepen ne kohe te fundit,para disa ditëve u fol qe edhe ky regjistrim te anulohet!
Ndërkohe eurostati doli me një te dhënë se “Maqedonia” ka 2.077.100 banore dhe se ka 3.000 meshkuj me shume se femra”. Ndoshta kjo është ajo qe i shtiu atë ESHS te mendohet me mire për regjistrimin ne fjale [2.020]. Përndryshe, sipas shtimit natyror prej 8 .2 për mije [%0] tregon sa njerëz brenda një viti shtohen ne një mije [1000] banor si qe është rasti 8.2 për mije, tregon se brenda një viti janë shtuar 8.2 njerëz. Kjo e dhënë është e vitit 1992-1996. Përndryshe sipas shkalles se shtimit natyror te popullsisë sipas strukturës kombëtare është si vijon:
Viti Shtimi i natalitetit ne % Maqedoni Shqiptarë Turq Romë Te tjerë
1962-1966 19.1 % 14.8 30.1 24.2 37.3 32.2
1997-71 16.7 % 14.5 30.2 21.0 34.2 19.4
1972-76 15.1 % 11.2 26.3 21.5 30.8 16.5
1977-81 14.1 % 10.6 23.3 21.8 29.7 12.1
1982-86 12.5 % 9.6 21.1 17.2 32.5 11.7
1987-91 10.5 % 7.1 21.2 19.0 30.7 11.2
1992-96 8.2 % 3.5 20.6 14.3 23.9 8.2
Ne baze te tabelës se theksuar me larte , mund te vijmë ne përfundim se numri i popullsisë se Maqedonisë duhet te rritet sepse sipas regjistrimit te fundit (2002) kur Maqedonia kishte 2.022547 ban. Me një shtim natyror prej 8.2 për mije, brenda dhjete viteve është dashur te shtohet për 165.849 ban(2002-2012=165.849 plus 2.012=2.020=132.680, gjithsej do te kemi një shtim te popullsisë për 298.529 banor, qe do te thotë se Maqedonia ne vitin 2020do te ketë 2.321.076 ban. Ky numër do te jete I saktë, me kusht qe mos te ketë emigrime te jashtme . E dyta qe për baze te merret numri I popullsisë jo rezidente përndryshe , si zakonisht merret numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente (popullsia qe gjate regjistrimit është gjend ne banesë ). Këtu mund te përfshihen edhe ndonjë gjermane, Italian apo ndonjë francez te cilët gjate regjistrimit është gjend ne banesë (këta janë turist , por do te përfshihen si popullsi rezidente).
Prandaj , mos te na habit fakti kur si banor te Maqedonisë te hasim ndonjë nga nacionalitetet qe i theksuam me larte! Sa mban e dhëna e EUROSTATIT se Maqedonia ka 2.077.100 ban. lexojmë ne shtypin e vendit, ndegjojm ne radio apo televizor se nga Maqedonia janë shpërngulur kaq mjek apo kanë leshu vendin kaq banor te cilët kane shkuar ne boten e jashtme te punojnë apo për një jete me te mire. Sa i përket te dhënës se EUROSTATIT, kjo mund te ndikoje ne te dhënat e përgjithshme te numrit te popullsisë se Maqedonisë . Prandaj themi se regjistrimet e fundit duhet te merren me shume rezerv. Kjo është edhe një rast I mire I ESHS qe te dhënat te merren me seriozitetin me te larte dhe mos të behet manipulime ashtu si qe është ber deri me tani. Te them te drejtën çdo regjistrim i popullsisë si ata te periudhës komuniste, po edhe gjate pluralizmit , me numrin e popullsisë është manipuluar dhe te dhënat nuk përkojnë fare me realitetin. Numri i popullsisë nuk është shtuar ne baze te shtimit natyror te popullsisë. Por edhe numrin i përgjithshëm te popullsisë se Maqedonisë nuk është real dhe mos te flasim për numrin e popullsisë se etniteteve. Një manipulim I tille është vërejt prej kohesh për numrin e popullsisë shqiptare ne Maqedoni, ky numër gjithnjë është zvogëlua ndërkaq ai i maqedonasve është rritur duke dashtë te formojnë një shumice absolute te popullatës Maqedonase ne Maqedoni .Për ketë ka mori te dhënash si nga autor te vendit ashtu edhe nga atë te jashtëm . Argumentetet nuk mungojnë! Nuk thuhet kot :”Para argumenteve edhe zoti heshte.” Dhe mos te flasim per ESHS I cili nga e kaluara , i është bërë vërejtje nga ndërkombëtaret e se numrin e te inkuadruareve shqiptare duhet rriten , se paku ti afrohet përqindjes 25.17% sipas te dhënës se vitit 2002. Pjesëmarrja e shqiptarëve ne ketë ent statistikor akoma nuk I është afruar realitetit.
Përndryshe te dhënat ne ketë ESHS janë si vijon:
Viti Të inkuadruar Shqiptarë Përqindja
1994 192 1 0.5 %
2001 265 5 1.9 %
2010 180 18 10.0 %
2011 227 29 12.7 %
(Te dhënat janë mare nga gazeta “Fakti” 26.IX.2011) “Shqiptaret as për “ilaç”, ne disa agjenci dhe disa ndërmarrje shtetërore nga Xhevat Ademi). Te gjithë ketë “diskriminim” drejtoria e asaj kohe e arsyetojshin me atë : ” ne ent kërkohet kuadër te profilizuar dhe specializuar “. Ta thuash ketë ne ketë kohë, kjo me te vërtet nuk mban. Kuadër te tille ka me bollëk te shqiptaret , nder ne shqiptaret ka një proverb e cila thot : Aga baba ,kur nuk me thirret nuk me thirret “!
Sipas te dhënës se fundit (2011) kur ne ketë ent kishte 29 shqiptare ose 12 .77 përqind kjo as perseafermi nuk I afrohet asaj zyrtare prej 25.17 përqind! Mendoj se kjo nuk do ndonjë koment!