Një anëtar i grupit përfaqësues të Islandës në Eurovision 2021, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Daði og Gagnamagnið do të mbetet në garë, por nuk do të interpretojë në provën e sotme ose shfaqjen e drejtpërdrejtë natën e nesërme (e enjte) kur edhe është gjysmëfinalja e dytë.
Frontmeni i grupit, Daði Freyr, dha lajmin në Twitter të mërkurën, shkruan BBC.
“Ne të gjithë kemi qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë gjithë udhëtimit, kështu që kjo vjen si një befasi e madhe”, shkroi ai.
Në vend të një shfaqje të drejtpërdrejtë, do të përdoret një regjistrim nga një provë e mëparshme.
“Ne jemi shumë të kënaqur me performancën dhe jemi shumë të ngazëllyer për të gjithë që do ta shihni atë”, tha Daði.
Një anëtar i ekipit të Islandës kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 në fundjavë, por të hënën, grupi tha që të gjitha testet e pjesëmarrësve të tjerë kishin dalë negative.
Ata të gjithë kanë qenë të izoluar në një hotel dhe duke bërë teste të rregullta gjatë javës.
Përndryshe, nesër (e enjte) në gjysmëfinalen e dytë do të prezantohet edhe Shqipëria nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, e cila në renditje është e njëmbëdhjeta me radhë.