Gara më e madhe e muzikës në Europë në vitin 2019 do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Organizatorët kanë pasur dilema për përzgjedhjen e qytetit, por kjo tani është zgjidhur nga EBU (Unioni i Transmetuesve Europianë) që mban të drejtat e organizimit dhe të transmetimit të Eurovisionit.
Qeveria e Benjamin Netanjahut kishte planifikuar Jerusalemin, që e ka organizuar Eurosongun edhe në vitin 1999, por për shkak të konflikteve të vazhdueshme kjo nuk ka qenë e mundur tash. Si opsion kanë qenë edhe qytetet Eilat dhe Haifa, shkruan Der Spiegel, përcjell Klan Kosova.
Kryebashkiaku i Tel Avivit, Ron Chuldai, ka siguruar se përgatitjet për të qenë nikoqir i organizimit të eventit po vazhdojnë dhe se gjithçka do të jetë gati.
I pari i Tel Avivit njoftoi se salla e kongreseve do të mund të shfrytëzohet nga pjesëmarrësit dhe po ashtu transporti publik do të jetë në dispozicion të tyre, pavarësisht se në dita e shtunë është e dedikuar për festën fetare hebreje “Shabbat “.