Eurovisioni shfaqi flamurin e Kosovës pas performancës së Serbisë, reagime në rrjete sociale

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 13:58 | Nga

Mbrëmë është mbajtur gjysëmfinalja e dytë e Eurovisionit. Në garë kanë qenë 18 shtete, në mesin e tyre edhe përfaqesuesë nga Serbia, Sanja Ilić dhe Balkanika.

Në momentin e përfundimit të këngës së tyre, kamera është fokusuar tek publiku në sallë siç ndodh zakonisht pas përfundimit të çdo kënge.

Por në rastin e Serbisë, në vend të flamurit serb, fansat e Eurovisionit, kanë shfaqur flamurin e Kosovës, shkruan Magazina.al

Kjo menjëherë ka ngjallur reagime të serbëve në rrjetet sociale, ku e kanë cilësuar këtë si provokim nga ana e Eurovisionit, pasi sipas tyre shfaqja e flamurit të Kosovës pas performancës serbe ishte e qëllimshme.

https://www.dailymotion.com/video/x6jaips

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme