Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosur që të mos lejojnë asnjë emigrantë ilegal të kaloj kufirin e tyre përmes Meksikës.
Donald Trump edhe njëherë e ka ritheksuar faktin se nuk do të lejohet të hyjë ilegalisht në shtetin amerikan.
Në rrjetet sociale janë publikuar disa imazhe teksa shihen disa refugjatë duke kaluar kufirin gjersa ushtria amerikane u përgjigjet me gaz lotsjellës.
Në mesin e personave që po kërkojnë strehim në ‘tokën e premtuar’ kishte gra dhe fëmijë, të cilët nuk u kursyen nga forcat ushtarake amerikane.
Kjo ka bërë që të reagojnë aktoret Eva Longoria dhe Anne Hatheway, të cilat nuk pajtohen me politikat e të parit të shtetit të tyre.
“Nuk është kjo ajo çka ne jemi si amerikanë. Të lëshosh gaz lotsjellës për fëmijët? Ata nuk janë kriminelë. Janë familje që kërkojnë strehë. Sigurisht që duhet të mbrojmë kufijtë tanë, por duhet të përdorim këto burime për të mbrojtur vendin tonë nga terrorizmi. Kjo është një foshnje me pelena. Çfarë po mendon @realdonaldtrump?? Këta janë qenie njerëzore. Të përgjërohem t’i trajtosh me dhembshuri dhe t’i trajtosh me dinjitet. Ata po largohen nga vendet e shkatërruara nga droga që është historikisht diçka që vjen nga paqëndrueshmëria që ne kemi shkaktuar. Këto janë fëmijë dhe mama që kërkojnë strehim. Kjo foto më ka thyer zemrën dhe besimin tim në humanizëm”, ka shkruar Eva pranë fotos.
Ndryshe, Trump ka paralajmëruar se së shpejti do të ndërtojë një mur mes shtetit amerikan dhe meksikan.
https://www.instagram.com/p/BqpetnGBBxx/