Eva Murati dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, nisën të dilnin si çift diku rreth 2013-ës, kur filluan të publikoheshin fotot e tyre bashkë. Lidhja e tyre u komentua gjatë por edhe ndarja gjithashtu.
Vitin e kaluar, kudo u shkruajt se Eva dhe Genari ishin ndarë pas 8 vitesh bashkë, megjithatë asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht ndarjen, thjesht heshtën dhe të gjitha fotot e përbashkëta u fshinë nga rrjetet sociale, shkruan blitz.al. Eva është pyetur shpesh për këtë ndarje dhe statusin aktual por gjithnjë e ka anashkaluar temën. E ftuar në “3shat” Eva është vënë sërish përball kësaj pyetjeje.
Romeo e ka pyetur nëse do të donte të bëhej nuse në Shkodër…
“Pse jo”,- është përgjigjur Eva ndërkohë që Bora e ka thelluar pyetjen.
A është e lidhur ajo?
“Jam përpjekur ta evitoj këtë pyetje sepse është bërë bozë. Unë më përpara tregohesha shumë e lirshme dhe tani po laj haqet e të folurit pa doganë. Tani që jam pjekur edhe më shumë them se kjo është një pjesë e parëndësishme. “, ka thënë ajo.
Ndërkohë ndër të tjera ajo ka zbuluar dhe puthjen e saj të parë.
Eva: “Nuk po më kujtohet mosha por mbaj mend klasën, kam qenë në klasë të tetë.
Romeo: “A e meritonte ai tipi puthjen tënde të parë?”
Eva: “Po, çun i mirë ishte!”